Vettel është kundërshtari kryesor i Hamiltonit

Formula 1

Vettel është kundërshtari kryesor i Hamiltonit

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:12
Vettel është kundërshtari kryesor i Hamiltonit

Në Formula 1 duke se lufta për titull do të jetë mes pilotit të Ferrarit, Sebastian Vettel dhe atij të Mercedesit, Lewis Hamilton. Vettel udhëheq me 171 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, duke lënë pas Hamiltonin me 163 sosh.

Vettel është kundërshtari kryesor i Hamiltonit. Gjermani ka folur mbi ndryshimet që e karakterizojnë ata nga britaniku. Ai ka thënë se kërkon të bëjë një jetë larg kamerave dhe kur njerëzit të shikojnë atë, të interesohen për sportin dhe jo për “look-un” e tij. Ndryshe nga Hamilton që kërkon të duket para kamerave për paraqitjen e tij të jashtme.

“Unë jam sportist dhe jo person i famshëm. Kështu që kur shoh që personat me njohin, kur shkoj gjëkundi, mendoj se janë të interesuar për sportin dhe jo për modelin tim të flokëve, këpucëve që kam veshur e budallallëqe të tilla. Për mua gjëja më normale është të jem normal.”- ka thënë Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat