Për hakmarrje

Formula 1

Për hakmarrje

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 13:13
Marc Marquez

Marc Marquez ende nuk i ka dalë inati për vendin e tretë në garën e Brno (Republika Çeke), ku u mposht nga dy motorët Ducati, në një garë të hapur dhe me rivalitet deri në kthesën e fundit.

Në prag të garës që do të zhvillohet këtë fundjavë në Austri, piloti spanjoll shpreson në një hakmarrje karshi motorit Italian.

“Kemi kryer disa teste të mira në Brno, ku provuam mjaft gjëra dhe morëm një përgjigje pozitive. Disa prej tyre do t’i provojmë edhe në Austri, ku synojmë fitoren”, u shpreh Marquez.

Spanjolli, duke kujtuar garën e fundit në Brno, ku u mund në fund, shpreson që të korrë një fitore të tillë ndaj rivalëve të Ducati.

“Një vit më parë, këtu në Austri, e humba garën në kthesën e fundit, ashtu si në Çeki, ndaj këtë herë shpresoj që kthesa e fundit të jetë me fat për mua. Kjo është një pistë ku nuk kam garuar shpesh, nuk e njoh shumë, por mund të arrijmë një rezultat të mirë”, tha piloti spanjoll i Honda, që kryeson Botërorin e Moto Gp me 49 pikë avantazh ndaj Valentino Rossit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat