Mrekullia shpëton pilotin në aksidentin e frikshëm

Formula 1

Mrekullia shpëton pilotin në aksidentin e frikshëm

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 10:46
Mrekullia shpëton pilotin në aksidentin e frikshëm

Një aksident i frikshëm për pak mund t’i kishte marrë jetën pilotit të IndyCar, Robert Wickens.

Pamjet tregojnë momentin kur 29-vjeçari, në tentativë për të parakaluar Ryan Hunter-Reay, preku pjesën e pasme të njëvendëshes së rivalit dhe u përplas më pas dhunshëm me barrierën anësore.

Forca e goditjes e fluturoi në ajër makinën e Wickens dhe e përplasi me forcë në rrjetën që ndan pistën nga publiku.

Kanadezi u dërgua me helikopter në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat