Hamilton triumfon në Singapor, shumë afër titullit

Formula 1

Hamilton triumfon në Singapor, shumë afër titullit

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 16:17
Hamilton triumfon në Singapor, shumë afër titullit

Lewis Hamilton hedh një tjetër hap të sigurt drejt rikonfirmimit kampion bote në Formula 1, pas triumfit sot në pistën e Marina Bay, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Singaporit, suksesi i 7-të sezonal. Piloti britanik preu i pari vijën e finishit pas një gare të mërzitshme, me pak emocione e momente interesante, duke e komanduar atë nga fillimi i saj. “Pole” që Hamilton arriti dje praktikisht vlente me 50% të fitores dhe ashtu ndodhi, pasi rivalët nuk arritën në asnjë moment ta vënë në vështirësi. I dyti u rendit Max Verstappen me Red Bull, ndërsa i treti Sebastian Vettel me Ferrari, që ashtu si britaniku ruajtën pozicionet që kishin në fillimin e garës. Gara e Singaporit u zhvillua me drita, por spektakli në pistë mungoi dhe i vetmi që fërkon duart nga kjo garë është Hamilton, që tashmë ka 40 pikë epërsi karshi Vettel në renditjen e përgjithshme, me 6 gara nga fundi.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat