Vinales: Jam penduar që rinovova me Yamaha

Formula 1

Vinales: Jam penduar që rinovova me Yamaha

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:08
Vinales: Jam penduar që rinovova me Yamaha

Maverick Vinales duket i qetë edhe pse ky sezon për të dhe motorin Yamaha ka qenë i vështirë, me shumë zhgënjime dhe shumë rrallë në duel për ta fituar garën. Në prag të garës së shtëpisë, që zhvillohet në pistën e Aragon, piloti spanjoll tha: “Mendoj se si unë ashtu dhe Valentino, me një motor të duhur, mund t’i fitojmë garat. Yamaha duhet të lëvizë në këtë drejtim, të mundohet më shumë edhe pse kemi bërë disa hapa përpara, por jo mjaftueshëm për të konkurruar me Ducati e Honda”, tha Vinales.

“Në pistën e Aragon do të provojmë disa gjëra të reja, që do të na shërbejnë për vitin 2019, ndaj jemi të kënaqur për ndryshimet që po bëjmë”, tha më tej Vinales, që duket se është penduar që ka rinovuar kontratën me motorin japonez, duke parë vështirësitë që ka Yamaha. “Tani është e lehtë për të folur. Duhej të kisha pritur edhe pak para se të rinovoja, për të parë motorin, por tani është e kotë. Jemi të bindur së bashku se mund të fitojmë, ndaj do të vazhdoj me Yamaha edhe për dy vite të tjera”, tha Vinales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat