Hamilton dominon provat e lira në Suzuka, Ferrari gati 1 sekondë më i avashtë

Formula 1

Hamilton dominon provat e lira në Suzuka, Ferrari gati 1 sekondë më i avashtë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:01
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton nuk ndalet, duke konfirmuar momentin e mirë që ai dhe makina Mercedes po kalojnë. Piloti britanik ka dominuar sot paradite dy sesionet e para të provave të lira të zhvilluara në pistën e Suzuka, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1. Kryesuesi i kampionatit dha kohën 1’28”217, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, filnandezin Valtteri Bottas, ndërsa i treti u rendit Sebastian Vettel me Ferrari.

Por makina italiane ishte shumë larg Mercedesit të Hamilton, gati 1 sekondë, çka tregon se diferencat mes tyre në pistë janë të mëdha. Madje Kimi Raikkonen, me makinën tjetër Ferrari, u rendit i pesti, me 1.2 sekonda më shumë se Hamilton, ndërsa i katërti u klasifikua Max Verstappen me Red Bull (shoku i tij i skuadrës, Ricciardo, u rendit i gjashti).

Pilotët provuan tipe të ndryshme gomash, duke qenë se strategjia e garës në këtë pistë parashikohet me 2 ndalesa. Por për nensr, që zhvillohen provat zyrtare, mund të ketë surpriza nga kushtet atmosferike, pasi parashikohet shi në pistën japoneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat