E enjte, 28 mars 2024
  • Rezidenca e alienëve

    I ngjajnë një qyteti të jashtëtokësorëve, por këto kulla janë të formuara nga rëra e gëlqeres në breg të liqenit Mono, Kaliforni. Fotografi James Bau ka kapur këtë imazh të gëlqereve, për të cilat ai thotë se “mund të jenë rezidenca e alienëve”, përgjatë një shtrirje çerek miljesh në liqen. Gëlqeret krijohen kur kalciumi i pasur përzihet me ujërat e karbonatit të liqenit, duke formuar këto struktura që rriten nën sipërfaqe./BS/