E enjte, 18 prill 2024
  • Tmerri në Suedi

    Deri në pesë njerëz besohet të jenë vrarë në një sulm terrorist, kur një kamion i vjedhur përplasi blerësit sot në Stokholm. Policia tha se automjeti u përplas me një grup të njerëzve në rrugë jashtë një qendre tregtare, përcjell Bota sot. Qindra blerës janë parë duke ikur për jetën e tyre, pasi kamioni përplasi turmën në qoshe të ndërtesës. Kryeministri  Stefan Lofven, duke reaguar menjëherë pas sulmit me kamion në Stokholm, ka thënë se të gjitha indikacionet tregojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Fotoja është publikuar nga Daily Mail./BS/