E martë, 23 prill 2024
  • Ramush Haradinaj kthehet në Kosovë

    Kreu i AAK-së e ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Kosovë. Ai është pritur nga familjarët e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Haradinaj sot në mëngjes është liruar nga një gjykatë në Francë – ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për gjoja krime lufte.