E premte, 19 prill 2024
  • Macron, 39 vjeçari president i ri i Francës

    Kandidati i qendrës, pro-evropiani, Emmanuel Macron, 39 vjeç, fitoi sot në mbrëmje zgjedhjet presidenciale franceze përballë rivales së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen duke u bërë presidenti më i ri i zgjedhur në një vend thellësisht të ndarë. “Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron u zgjodh sot president i Republikës së Francës me 65,5-66,1 për qind të votave përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e cila mori  33,9-34,5 për qind të votave”, sipas rezultateve të instituteve kryesore të sondazheve.