E mërkurë, 24 prill 2024
  • FSK-ja tregon forcën

    Kompania 2/A e Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë ( BRSH ) ka realizuar trajnimin e brendshëm Gjenerimi i Forces me kohëzgjatje prej tre muajsh nga data 10 prill 2017 deri me 21 qershor 2017. Si përmbledhje e të gjitha fazave të  trajnimit tre mujor Kompania 2/A ka  përfunduar këtë trajnim me realizimin e ushtrimit  Fushor  48 orësh të koduar “UJKU VIGJILENT- 2”  në Deçan dhe fshatrat Lumbardhë, Lluke etj.  Ushtrimi fushor është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe është ekzekutuar nga Kompania 2/A në bazë të (PUT) Procedurës së Udhëheqjes së Trupave, me qëllim të vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës tremujore të trajnimit.