E premte, 29 mars 2024
  • Festat e Nëntorit në kryeqytet

    Qysh nga orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë gjithçka ishte kuq e zi. Po festohet 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Por jo vetëm kaq. Shqiptarët e Kosovës kanë edhe ditë tjera. Është 20 vjetori i daljes publike të UÇK-së si dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Andaj çdo vit e më shumë kjo festë po bëhet kuptimplote. Në kryeqytet ndonëse pa organizim institucional festë ka. Secili në mënyrën e vet po festojnë festat e nëntorit.