E martë, 23 prill 2024
  • Nga Botërori në ushtri!

    Goli kundër Meksikës nuk i mjaftoi Koresë së Jugut për të evituar eliminimin nga Botërori i Rusisë, ndërkohë që dëshpëroi shumë edhe autorin e tij, Son Heung Min. Futbollisti i Tottenhamit është i shqetësuar sepse rrezikon të kryejë shërbimin ushtarak në Seul me një pagë prej 100 eurosh në muaj, ndërkohë që te Hotspurs ai përfiton 360 mijë, sigurisht ka ende dy shanse që ta evitojë këtë, por gjithçka varet nga Tottenhami e sidomos nga rezultatet e përfaqësueses së Koresë së Jugut.