Si të përdoren paletat e drunjta në mënyrë kreative? - Bota Sot
E diel, 22 tetor 2017

Foto galeri

Kthehu në ballinë
  • Si të përdoren paletat e drunjta në mënyrë kreative?

    Keni paleta të drunjta apo pjesë të tyre të cilat më nuk ju nevojiten? Para se t’i hidhni, shikoni disa nga mënyrat kreative se si mund t’i përdorni dhe të krijoni diçka origjinale dhe të dobishme.

    Nga paletat e vjetra dhe të hedhura, me pak imagjinatë dhe shkathtësi mund të punoni tavolina kuzhine, tavolina pune, orendi kuzhine, kolovajza, kanape, shtretër, rrethoja, vazo, korniza fotografish…

    Mundësitë janë të pakufishme, vetëm ju nevojitet pak imagjinatë, kreativet dhe shkathtësi.

    Kohët e fundit po merr përparësi moda e riciklimit të objekteve për të krijuar mobile dhe paletat janë ndër objektet më të përdorura për këtë qëllim.Paletat janë produkte druri që gjenden lehtësisht. Druri i paletave është i qëndrueshëm; i papërpunuar, me sipërfaqe të ashpër dhe shpesh me pamje të mykur për shkak të ngjyruesve të skaduar që janë përdorur.

    Paletat janë perfekte si bazë për një divan, kolltuk a kënd të mundshëm në qoftë se i vendos shilte dhe jastëk të rehatshëm për t’u mbështetur. Ose mund të krijojmë një krevat dhe një tavolinë të vogël.

    Paletat gjenden në përmasa të ndryshme. Ato mund të vendosen në mur për të shërbyer si bibliotekë për librat, si strukturë zbukurimi për të mbajtur orendi të ndryshme apo edhe për të krijuar mobile kuzhine të stilit antik.

    Ose mund të ndërtojmë një raft këpucësh me to apo edhe mbajtëse lulesh.

    Me paletat e drurit, të cilat mund të lyhen sipas dëshirës dhe shijes, mund të krijohen korniza zbukurimi apo të përdoren për të vendosur fotografi të ndryshme të familjes, për t’iu dhënë jetë veprave elegante dhe të rafinuara.

    Me paletat mund të krijojmë edhe ndarëse të mundshme mjedisi në shtëpi, për shembull një mur mes mjedisit të ndenjjes dhe kuzhinës.

    Për sa i përket mjediseve të jashtme, paletat janë ideale për kopshtet apo tarracat. I përdorim për tavolina, karrige dhe pupa.Me një numër të madh paletash, mund të ndërtojmë një gardh në kopsht e ta pajisim me lule të mbjella.Puna e veprave tona të vogla apo të mëdha do të varet vetëm nga kapaciteti krijues i secilit prej nesh.Me paletat mund të bëni gjithçka dhe lehtë, mjafton të keni pak iniciativë, dëshirë dhe kreativitet!

1 / 16
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat