Njihuni me “Puzzlewood”, pyllin e mistershëm që josh kineastët - Bota Sot
E diel, 22 tetor 2017

Foto galeri

Kthehu në ballinë
  • Njihuni me “Puzzlewood”, pyllin e mistershëm që josh kineastët

    Puzzlewood është një destinacion i popullarizuar turistik në pyjet Dean, në Gloucestershire të Anglisë.

    Kjo trevë dominohet nga formacionet e veçanta të shkëmbinjve, shpellat e mistershme dhe drunj të vjetër, si dhe një mori stigjesh enigmatike, që duken sikur labirinth.

    Në Puzzlewood janë xhiruar filmat “Merlin” dhe “Dr. Who”…, ndërsa ka shërbyer si inspirim edhe për një pjesë të filmit “Lord of the Rings” të Tolkienit (i cili është vizitor i rregullt i këtij pylli).

    Përgjatë viteve, në këtë pyll janë gjetur me shumë se 3.000 monedha romake të shekullit të 3-të.

    Ndërkaq, që nga koha kur romakët janë larguar nga Puzzlewood, të gjitha stazat, shkallët dhe strukturat që dikur kishin shërbyer për nxjerrjen dhe transportin e mineraleve, janë mbuluar nga lisat dhe myshku.

    Përpos pyllit, në Puzzlewood mund të gjenden  tavolina për piknik, disa kafene, dyqani i suvenirëve si dhe këndi i lodrave për fëmijë.

    Turistët ndërkaq, mund ta vizitojnë këtë trevë mistike duke paguar biletën që kushton 5 paund.

1 / 12
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat