E gjeni dot të veçantën e këtyre pikturave? - Bota Sot
E diel, 17 dhjetor 2017
  • E gjeni dot të veçantën e këtyre pikturave?

    Në pamje të parë, të gjitha duken si piktura të zakonshme, por nëse i shikoni më me kujdes do të vini re se këto punime artistike nuk janë ashtu siç duken.

    Veprat janë krijuar nga 30-vjeçarja Hazel Zakariya, e cila “pikturon” portrete dhe peizazhe nëpër tasa duke përdorur vetëm ushqime.

    Me anë të shkopave të ushqimit kinez dhe thikave, gruaja nga Zelanda e Re shpenzon rreth 6 orë për të bërë vizatime kafshësh dhe personazhesh nga filmat.

    Përbërësit e përdorur zakonisht janë krem kokosi, kakao, fara luledielli, boronica e shumë të tjera. Në fund, vizatimet zbukurohen me petale lulesh.

1 / 7
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat