Obsesion për gjërat e pavlefshme - Bota Sot
E premte, 17 nëntor 2017
  • Obsesion për gjërat e pavlefshme

    Jeta e përditshme për njerëzit me një obsesion të veçantë për objekte të pavlefshme, duket se është tejet e vështirë. Imazhet më poshtë tregojnë momente prekëse.

    Një fotograf kaloi një vit duke jetuar me një burrë që kishte grumbulluar aq shumë gjëra saqë mezi hapte dyert dhe vetëm një pjesë e vogël e shtratit ishte lënë për të fjetur.

    Fotot në lëvizje tregojnë Jean 60-vjeçar në shtëpinë e tij – e cila është e mbushur me gazeta dhe grumbuj të paketimeve të ushqimit.

    Një imazh tregon lavamanin e tij të banjës është krejtësisht i papërdorshëm, dhe plot me kartona të largëta.

    Fotografitë janë marrë nga fotografja franceze Arnaud Chochon, 44 vjeç, në Francë, duke përdorur një kamera Canon 5D.

    “Në fotot e mia ju mund të shihni banesën e Jean dhe të gjitha gjërat që ai sjell në të. Ai i gjen ato në kazanët ku mbledh sende çdo natë pa përjashtim, kryesisht ushqime, gazeta dhe objekte të pazakonta që ai nuk do t’i përdorë”, tha Arnaud.

    “Me të vërtetë dëshiroja të tregoja kontrastin midis sëmundjes dhe inteligjencës së këtij njeriu. Më pëlqen subjekti sociologjik”.

1 / 15
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat