Festë flamujsh në sheshet e Prishtinës - Bota Sot
E hënë, 28 maj 2018
  • Festë flamujsh në sheshet e Prishtinës

    Në kuadër të aktiviteteve festive për 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit, gjatë ditës së sotme ndërtesa e Qeverisë është mbuluar me flamurin e Kosovës, derisa mbi qendrën të Prishtinës, e cila tanimë është dekoruar, kanë fluturuar parashutistët Federatës Aeronautike me flamujt e Kosovës. Derisa sheshet e kryeqytetit gjatë ditës së djeshme janë dekoruar me ngjyrat e flamurit, logon dhe numrin dhjetë, ende nuk dihet agjenda e Presidencës, e cila organizon ngjarjet me të cilat do të shënohet kjo festë. Për 15 minuta parashutistët të fluturojnë mbi qendrën e kryeqytetit për të vazhduar pastaj mbi Dardani, Breg të Diellit dhe Mat. Kryetar i Federatës Aeronautike, Shkëlqim Krasniqi, tha se aktiviteti me parashutistët ka qenë nën patronatin e Këshillit Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dhe Komunës së Prishtinës. Sipas tij, njëri nga velat e parashutës ka qenë i punuar me simbolin e flamurit të Kosovës. Parashutistët që po fluturonin në qiellin e hapur të Prishtinës pos flamurit të Kosovës që po valëvitej, me vete kishin marrë edhe logon që shënon 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ndryshe, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës aktiviteti me parashuta do të vazhdojë gjatë ditëve në vazhdim në Suharekë, Prizren dhe Istog. Ndërsa, zyra e Presidencës ka shpallur 10 ditë festë për shënim të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

1 / 9
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat