Ski me kostume plazhi në Siberi - Bota Sot
E mërkurë, 19 shtator 2018
  • Ski me kostume plazhi në Siberi

    Rusëve, mesa duket, u pëlqen të bëjnë ski me kostume plazhi.

    Në resortin siberian të Sheregeshit, 1525 persona u zhveshën pavarësisht temperaturës 5 gradë Celsius.

    Skiatorët festuan përfundimin e dimrit duke thyer rekordin e mëparshëm, që e mbanin po vetë, për numrin më të madh të skiatorëve pothuajse nudo.

    Njëra nga vajzat tregon arsyet pse mori pjesë në këtë zbritje me ski: “Dielli është si në Tajlandë, bora është si në Siberi dhe festa është si në Ibiza. Nuk ka gjë më të bukur”.

1 / 12
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat