Testet antidoping, UEFA i bën vizitë surprizë kombëtares

Futboll

Testet antidoping, UEFA i bën vizitë surprizë kombëtares

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 18:41
Kombetarja shqiptare

Përfaqësues të UEFA-s mbërritën në Perros Guirec, ku ndodhet skuadra jonë kombëtare, duke përzgjedhur 10 lojtarë që do t’u nënshtrohen testeve antidoping.

Ata që u thirrën për të kryer testet antidoping ishin Andi Lila, Frederik Vesli, Migjen Basha, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.

Një test i tillë është kryer edhe gjatë fazës përgatitore në Austri, por atëherë UEFA kishte zgjedhur tetë lojtarë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat