Euro 2016 me përplot emocione! A do të shpallet goli i Shaqirit si më i miri?

Futboll

Euro 2016 me përplot emocione! A do të shpallet goli i Shaqirit si më i miri?

Nga: Luigj Buçaj Më: 27 qershor 2016 Në ora: 10:39
Luigj Buçaj

Debate 
Deri më tash kombëtaret po tregojnë forcën e tyre. Nuk ka edhe favoritë ashtu siç parashikohet në letër, sepse është parë me sfidën në mes Francës dhe Republikës së Irlandës, ku francezët mezi fituan me rezultat 2:1. Është një kampionat shumë atraktiv dhe që po mban në emocione shikuesit, pa dyshim se duhet përmendur edhe kombëtaren e Shqipërisë, e cila nuk pati fat që të kalojë fazën e grupeve, por me lojëra ka lënë të gjithë të mahnitur. Shqiptarët krijuan atmosferë të paparë dhe me një tifozeri të zjarrtë që shumë mediat i morën shembull për të mirë. Zvicra me gjashtë shqiptarë deri të shtunën që e lamë pas, e cila u eliminua në saje të fatit sportiv, duke humb me penallti 5:4 nga Polonia. Futbollistët shqiptarë dhuruan lojëra shumë të mira sidomos shënuan gola, si Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, po ashtu edhe Armando Sadiku me Shqipërinë dhe Shkodran Mustafi me Gjermaninë. Deri me tash kemi katër gola shqiptarë në Evropian, një bukuri e rrallë dhe që të jep për të qenë gjithnjë i emocionuar, por edhe krenarë. Në anën tjetër është një kampionat më shumë befasi, sepse ka kombëtare që po avancojnë përpara siç është Uellsi që ka futbollistin më të mirë në botë, Gareth Balen dhe po bëjnë historinë e tyre. E dyta, ka shumë rikthime në rezultat, kjo është bukuria tjetër që e bënë edhe më atraktive këtë sport. Është fakt se xhirot e para kanë sjell shumë pak gola, por gjithsesi edhe rivalitet të madh po se po, ndërsa në xhirot tjera është rritur efikasiteti nga sulmuesit. Shtrohet pyetja nga dashamirët e ndryshëm se Gjermania do të bëhet kampione apo ndokush tjetër. Për mendimin tim, është mëkat që në të tetën e finales po takohen dy kombëtare të forta, Spanja-Italia, e cila është një finale para finales. Sepse këto dy kombëtare i shoh si favoritë për të fituar kampionatin, pastaj Gjermaninë, ndërsa si befasi kishte me qenë Belgjika. Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri na dhuroi një emocion të madh të shtunën që shkoi me Poloninë, kur shënoi një gol që rrallë herë shihet në stadiume dhe sigurisht se do të jetë goli më i bukur, sepse nuk e besoj kush se mund t’i ia kalojë, ani se ka shumë ndeshje deri në fund dhe gjithçka është e hapur. Ky gol i Shaqirit është më i bukuri deri me tash dhe faktikisht ia ka mbyllë gojën shumë kritikëve ose si të themi në zhargonin sportiv i ka heshtur. Shaqiri tregoi klasin e tij se ka stil për lojë e për të shënuar dhe shënon kur më së paku pritej. 

Autori është ish-futbollist i Lirisë nga Prizreni dhe Vëllaznimit nga Gjakova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat