Gjermani-Itali, mëkat që takohen në çerekfinale...

Futboll

Gjermani-Itali, mëkat që takohen në çerekfinale...

Nga: Granit Arifaj Më: 29 qershor 2016 Në ora: 11:45
Granit Arifaj

Debate
Deri në fundjavë do të dihen të gjithë gjysmëfinalistët e Euro 2016 në futboll. Askush nuk mund të thotë se nuk kemi pasur befasi të mëdha deri më tash. Islanda është befasia më e madhe e këtij edicioni të 15-të së bashku me Uellsin. Dy kombëtare që pak kush i ka futur në listë se mund të kualifikohen në çerekfinale sidomos Islanda që eliminoi Anglinë superfavorite. Ky është futbolli dhe pa befasi nuk do të kishte lezetin që ka sot. Portugalia-Polonia, është çerekfinalja e parë dhe që mund të sjell tri rezultate. Do të jetë ndeshje shumë e fortë, pasi të dyja ekipet janë pothuajse të barabarta dhe ndeshja mund të shkoj në vazhdime. Megjithatë, besoj që Portugalia është pak në përparësi pasi që ka në ekip Ronaldon i cili është lojtar që mund ta vendos ndeshjen vet. Të dyja kombëtaret kanë individ të mirë, duke mos harruar edhe Robert Lewandowskin e Polonisë. Belgjika dhe Uellsi, një ndeshje që pritet të jetë e fortë. Belgjika në fillim nuk tregoj formë shumë të mirë edhe pse ka një super ekip, por tashmë ka arritur formën e duhur. Uellsi ka disa individ shumë të mirë, por mendoj që Belgjika do ta kaloj tutje, pasi në shumë aspekte është më i mirë. Gjermania-Italia? Janë dy kombëtare që shumë kush i ka llogaritur se do të shkojnë deri në finale, por mjerisht njëra nga to do t’i mbledh valixhet të shtunën e fundjavës apo në mbrëmjen e 2 korrikut. Është mëkat që këto dy kombëtare janë takuar kaq herët, sepse është një sfidë sikur finale dhe do të jetë shumë ndeshje e fortë në bazë të statistikave në ndeshjet mes veti. Përparësi ka Italia e cila në shumë ndeshje e ka mposht Gjermaninë, por Gjermania është kombëtarja më kompakte në Botë dhe mundë të konstatoj se nuk varen nga individët, por kush luan e jep maksimumin dhe mendoj që do ta mposht Italinë. Italia më shumë mbrohet, sulmon me kundërsulme, gjë qe nuk do i funksionon me Gjermaninë. Franca-Islanda? Franca sigurisht nuk do ta ketë qetësinë, pasi që e di fort mirë se Islanda ka mënjanuar Anglinë. Francezët do të studiojnë fije e për pe Islandën, e cila mund të jetë kërcënim i madh. Islanda apo befasia e kampionatit po luan shumë mirë, por mendoj që Franca është favorit në këtë ndeshje, pasi që ka ekip më të mirë dhe po luan mirë ndeshjet e fundit. Franca besoj që do të kalojë në gjysmëfinale. Prandaj, të dielën në mbrëmje do të njihem me të gjithë gjysmfinalistët, sepse luhet takimi i fundit në mes Francës dhe Islandës. Mund të ketë befasi të mëdha dhe gjithçka do të shihet gjatë këtyre ditëve.
Autori është futbollist i Drenicës nga Skenderaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat