Hector: Fati nuk na dënoi

Futboll

Hector: Fati nuk na dënoi

Më: 3 korrik 2016 Në ora: 12:38
Jonas Hector

Jonas Hector, mbrojtësi i Gjermanisë, është i ngazëllyer që ishte i saktë në penalltinë e fundit dhe ia siguroi kualifikimin Gjermanisë për në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian në futboll. Futbollisti tha se nuk ishte lehtë për të gjuajtur në penalltinë vendimtare, por kishte vetëbesim. “Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë. Nuk kisha shumë njerëz përpara. I shtrëngova dhëmbët fort dhe me dorë në zemër doja me patjetër ta çoja në rrjetë. Jam shumë i lumtur që fati nuk na dënoi. Ishte një ndeshje shumë e ashpër. ‘Luftë’ për 120 minuta. Natyrisht që na ndihmoi edhe fati, për më tepër që Manuel Neuer është një armë e fuqishme për ne. Luajtëm me intensitet të lartë, por edhe me shumë kujdes nga kundërsulmet e Italisë”, ka thënë Hector.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat