Premi të majme nëse e mposhtin Austrinë

Futboll

Premi të majme nëse e mposhtin Austrinë

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 15:41
Pamje nga klubi i Kukësit

Skuadra e Kukësit ka mbyllur përgatitjet në Tiranë për ndeshjen e turit të dytë ndaj Austrisë së Vjenës që do të luhet këtë të enjte në stadiumin“Ernst Happel”. Përball është një kundërshtar tepër i vështirë megjithatë presidenti i Kukësit beson se ekipi do të kthehet nga Austria me rezultat pozitiv.  “Nuk shkojmë atje për turizëm , tani jemi në qendër të Europës pasi i kemi rënë në një farë mënyre përqark me skuadra nga Kazakistani etj, ndaj për ne është dhe një ndeshje prestigji. Austria e Vjenës është një kundërshtar i fortë, por fusha është ajo që vendos”. Prioritet i Gjicit është të kalojë sa më shumë ture dhe të mbërrijë në fazën e grupeve të Europa League. Një rrugë e gjatë dhe tepër e vështirë, megjithatë besimi është i madh. Numri një i klubit kuksian për të motivuar edhe më tepër skuadrën këtë herë ka konfirmuar se do të jap 150 mijë euro shpërblim në rast se ekipi e kalon edhe Austrinë e Vjenës. Për ta arritur këtë objektivi edhe presidenti i Skënderbeut, Takaj ju ka ardhur në ndihmë kuksianve duke i dhënë me huazimi dy lojtarë, mesfushorin Lilaj dhe anësorin Latifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat