Skuadrat shqiptare para sfidave të vështira në Evropë

Futboll

Skuadrat shqiptare para sfidave të vështira në Evropë

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 18:06
KF Shkëndija

Shkëndija e Tetovës dhe Kukësi, dy skuadra shqiptare synojnë fitoren në garat eliminatore në Europa League. Si njëra skuadër po ashtu edhe pala tjetër janë të përgatitura maksimalisht dhe besojnë e shpresojnë në suksesin e radhës. Në rrethin e parë Shkëndija e kishte eliminuar ekipin polak, Cracovia, ndërsa Kukësi malazezët, Rudarin e Plevlës. Shkëndija do të takohet me ekipin nga Azerbajxhani, Neftci Baku. Një skuadre mjaft e fortë, por kuqezinjtë besojnë në forcat e tyre. Kjo sfidë luhet nesër në orën 18.00 në Baku, ku pritet të jetë me rivalitet të madh.  Futbollistët tetovarë do të kërkojë të përsëritë ndaj Neftci të Bakusë mrekullinë e realizuar në rrethin e parë përballë Cracovia-s. Në të gjitha rastet e tjera, azerët do të cilësoheshin favoritë të padiskutueshëm. Por, suksesi i jashtëzakonshëm i Shkëndijës përballë polakëve, ndryshoi balancat. Fakti që kuqezinjtë japin garanci në mbrojtje dhe janë shfaqur të frikshëm në sulm, kanë ndikuar që shanset e tyre për t’u kualifikuar të rriten. Pasi shkruan historinë, duke kaluar një rreth në Europa League, Shkëndija është gati të vazhdojë ëndrrën drejt një tjetër rezultati historik. Kukësi në kryeqytetin austriak, përballë një rivali me emër, Austria. Kukësi synon të përsërisë arritjet e jashtëzakonshme të edicioneve 2013-’14 dhe 2015-’16. Shkalla e vështirësisë është e lart, por te Kukësi kanë besim se asgjë nuk është e pamundur. Edhe pse Austria e Vjenës është një skuadër me traditë të lavdishme, ku numëron 24 tituj kampion të Bundesligës dhe 27 Kupa të Austrisë, në radhët e skuadrës shqiptare janë optimistë. Kjo ndoshta lidhet me faktin që, pavarësisht se kushton mbi 18 milionë euro dhe ka në bankë një emër si Thorsten Fink , në vitet e fundit skuadra vjeneze e ka humbur shkëlqimin në Evropë, ku në dy sezonet e kaluara mbeti jashtë futbollit të madh kontinental. Sfida mes Austrisë e Kukësit luhet nesër në orën 21.05.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat