Nuk është i keq barazimi për Partizanin

Futboll

Nuk është i keq barazimi për Partizanin

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 11:50
Adolfo Sorman

Ndeshja e zhvilluar nga Partizani në “Elbasan Arena” kundër Ferencvaroshit i dha sinjale të rëndësishme trajnerit italian, Adolfo Sormani. Në konferencën për shtyp, ai u shpreh i kënaqur me atë që skuadra tregoi në fushë gjatë ndeshjes debutuese të tij në stolin e kuq. “Skuadra zhvilloi një ndeshje intensive. Ekipi ishte dinamik dhe punoi ashtu si më pëlqen mua. Dhamë maksimumin. Kjo është gjëja më pozitive e kësaj ndeshjeje. Nuk e mendoj për çështjen e kualifikimit por shikoj se si u soll skuadra ne fushën e lojës ndaj një kundërshtari më të mirë se ne. Ishim taktikisht të displinuar dhe i lejuam shumë pak hapësira kundërshtarit. Duhet të jemi të lumtur për atë që lojtarët dhanë në fushën e lojës. Nuk më pëlqen të flas për emra të veçantë, unë do të flas gjithmonë për skuadrën sepse kur nuk punon si një grup i vetëm, atëherë nuk arrin të marrësh rezultate pozitive”. Në krahun tjetër, trajneri i skuadrës së Ferencvaroishit, Thomas Doll, shprehu bindjen se ekipi i tij do të tregojë një tjetër fytyrë në ndeshjen e kthimit. “Duhej të kapnim ritmin tonë. Kemi ende nevojë për kohë që të luajmë më mirë dhe e dimë këtë. Gjatë ndeshjes së ardhshme do të luajmë një ndeshje ndryshe dhe jam shumë i sigurt për këtë. Partizani nuk ishte një surprizë, e dinim se kanë lojtarë shumë të shpejtë, por ne duhet të jemi më të sigurt në atë që bëjmë në fushën e lojës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat