Në renditjen e re të FIFA-s, shihet se kampioni i ri i Evropës, Portugalia është ngritur në vend të gjashtë, ndërsa Argjentina ruan kryesimin. Mirëpo, Zvicra e shqiptarëve humb tri pozicione, duke rënë në vend të 18-të me 957 pikë. Zvicra ishte eliminuar në të tetën e finales në Kampionatit Evropian pas penalltive nga Polonia. Futbollistët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Shani Tarashaj, janë pjesë e Zvicrës. Gjermania që ka në petkun e saj mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin, mbetet e pa luhatur, në vend të katërt.
Renditja
1. Argjentina 1585
2. Belgjika 1401
3. Kolumbia 1331
4. Gjermania 1319
5. Kili 1316
6. Portugalia 1266
7. Franca 1189
8. Spanja 1165
9. Brazili 1156
10. Italia 1155