Një lajm i madh për Shkupin!

Futboll

Një lajm i madh për Shkupin!

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 14 korrik 2016 Në ora: 15:46
Pamje nga një ndeshje e Shkupit

Dita e sotme (e enjte) pritet të jetë një ditë gëzimi për klubin e futbollit Shkupi dhe tifozët Shvercerat. Në të vërtetë prej kohësh flitet se sponsor nga Turqia pritet të investojnë në klubin shqiptar, dhe kjo duket se sot do të bëhet zyrtare. Një lajm të tillë e kanë paralajmëruar edhe Shvercerat në faqen e tyre në facebook. “Sot në ora 18:30 të gjithë që kanë mundësi le të vijnë do ti mirëpresim sponsorët e ri të klubit (në tribunën tonë). Koha është t’i ndezim motorat”, thuhet në postimin e Shvercervave. Informacione të tjera hë për hë nuk ka, ndërsa mbetët të presim edhe pak orë dhe të shohim se kush do të jenë sponsorët e rinj të Shkupit. Ne mund t’ju urojmë vetëm mirëseardhje në Shkup (Üsküp Ho?geldiniz).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat