Meha edhe zyrtarisht me skuadër të re

Futboll

Meha edhe zyrtarisht me skuadër të re

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 17:58
Alban Meha

Alban Meha është larguar nga Konyaspori dhe ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nasr.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Alban Meha ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Pas një stinori shumë të suksesshëm me Konyasporin në Turqi, ku edhe ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të këtij ekipi, ai vendosi që të ndërronte ambient për shkak të kushteve më të mira financiare që i ka ofruar skuadra Al Nasr, transmeton KosovaPress.

Futbollisti i lindur në Mitrovicë, sezonin e kaluar ka realizuar katër gola me Konyasporin në Superligën e Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat