Ministri i Drejtësisë godet ashpër Messin dhe Barcelonën

Futboll

Ministri i Drejtësisë godet ashpër Messin dhe Barcelonën

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 23:03
Rafael Catala dhe Messi

Ministri i Drejtësisë në Spanjë, Rafael Catala, ka vënë në pikëpyetje përpjekjen që po bën Barcelona me fushatën e saj në mbështetje të Messit pas dënimit  me 21 muaj burg për evazion fiskal.

Catala u tha gazetarëve se Barcelona para se të marr një nismë të tillë duhet të njoh veprimet që ka kryer një firmë ligjore që ka administruar të gjitha proceduat dhe transaksionet financiare të Messit.

“Unë nuk jam me Messin, unë nuk kam kryer vepër penale dhe për këtë arsye unë nuk do të ndihem në mbështetje të Messi… dhe nuk mendoj se katalanasit dhe Barca janë dakord me një qasje të tillë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë.

Catala theksoi se vendimet gjyqësore duhet të ndiqen dhe të zbatohen, edhe pse ai mund të ndëshkoj njerëz me reputacion që kanë respetin e miliona njerëzve në Spanjë.

Ai gjithashtu ka thënë se ajo që duhet të bëj Barcelona nuk është që të minimizoj përgjegjësinë që ka si skuadër me një fushatë në mbështetje të Messit por të pranoj çdo vendim të Gjykatës së Barcelonës ose ta apeloja të kur nuk është dakord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat