Benatia i Juventusit

Futboll

Benatia i Juventusit

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 19:15
Benatia shkon në Juventus

Juventusi tashmë e ka zyrtarizuar blerjen e Medhi Benatias, si huazim me të drejtë blerje për 20 milionë euro. Mbrojtësi i Bayern Munih ka mbërritur dje në Torino ku ka kryer testet mjekësore, ndërkohë gjatë ditës së sotme klubi e ka bërë zyrtare. “Juventus ka arritur të mbyll marrëveshjen me BayernMunich”. “Benatia vjen si huazim për 3 milionë euro. Juventusi e ka opsionin për blerjen e tij për 17 milionë euro me dy rata, që fillojnë të paguhen nga 30 maji”. Lëndimet nuk e kishin favorizuar Benatian këtë vit pasi ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje ne Bundesligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat