Besa sprovon kampionin

Futboll

Besa sprovon kampionin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2016 Në ora: 19:37
Pamje nga një ndeshje

Pak më shumë se një muaj do të nisë edicioni i ri në Raiffesen Superligën e Kosovës në futboll.  Feronikeli nga Drenasi futet me misionin për ta mbrojtur titullin e kampionit. Edicioni i ri nga njohësit e këtij sporti më të popullarizuar në botë, parashikojnë se do të jetë më i mirë se ai paraprak, duke e pasur parasysh edhe përforcimet që kanë bërë disa ekipe.  Në hapje me derbi, në fakt në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ballafaqohen Feronikeli dhe Besa e Pejës. Të dyja ekipet po bëjnë përpjekjet që të përgatiten sa më mirë dhe të ngjeshin radhët me futbollistë cilësor.  Ndërkaq, skuadra më e trofeshme në vend, Prishtina, ka sjell disa përforcime cilësore, do të ketë punë të zorshme në hapje, sepse ballafaqohet me Llapin nga Podujeva. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat