Berisha merr një ndihmë të paparashikuar nga Liverpooli

Futboll

Berisha merr një ndihmë të paparashikuar nga Liverpooli

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 14:55
Etrit Berisha

Dy muaj më parë, Etrit Berisha largohej nga Lazio me bindjen se pas Euro 2016 do të fillonte kërkimin për një klub të ri. Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike që atëherë dhe portieri shqiptar mund ta fillojë sezonin si titullar te klubi italian. Përveç zërave për një premtim që i është bërë atij nga presidenti Lotito, është mësuar një tjetër lajm që konfirmon hipotezën e “gradimit” të tij si portier i parë i Lazios. Sipas mediave italiane, rivali i tij i madh, Federico Marchetti, shumë shpejt mund t’i japë lamtumirën bardhekaltërve për t’iu bashkuar Liverpooli, raporton panoramasport. Trajneri Jurgen Klopp ka monitoruar prej kohësh portierin italian, të cilin e sheh si zëvendësuesin perfekt të titullarit Mignolet. Një rrogë më e mirë dhe mundësia për të luajtur Kupat me ekipin legjendar anglez, mund ta bindë Marchetti të largohet, duke i lënë kështu të lirë Berishës portën e Lazios.Për portierin shqiptar, rivaliteti i vetëm do të mbetej ai me kroatin Ivan Vargiç, i cili i është bashkuar skuadrës italiane gjatë verës. Duket se Berisha ka nuhatur këto ndryshime të rëndësishme, ndaj vendosi që të ndërpriste në mes pushimet, për të qenë i pranishëm që në ditën e parë të fazës përgatitore për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Simone Inzagi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat