Kështu vendosë Mourinho për Januzajn

Futboll

Kështu vendosë Mourinho për Januzajn

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 19:13
Januzaj në stërvitje

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka vendosur t’i jap një rast Adnan Januzajt që ta tregojë talentin e tij në 'Old Trafford', raporton “The Sun”. ‘The Sun’, raporton se 21 vjeçari nga Ksoova, Januzaj, ka impresionuar Jose Mourinhon në dy javët e para të parasezonit, dhe se ish trajneri i Real Madridit u ka thënë drejtuesve të ‘Djajve të Kuq’ se ai mund të bëjë pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Ky është një lajm i shkëlqyer për Januzajn, i cili kaloi dy sezone aspak të mira me ish trajnerin Louis Van Gaal, ku për disa muaj edhe u huazua te Dortmundi. Januzaj luajti gjithë pjesën e dytë në fitoren e Manchester Unitedit në miqësoren ndaj Wiganit, duke bërë paraqitje të kënaqshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat