Admir Mehmedi thotë 'Po'-në më të rëndësishme të jetës: Martohet në Gostivar

Futboll

Admir Mehmedi thotë 'Po'-në më të rëndësishme të jetës: Martohet në Gostivar

Nga: Fitim Dika Më: 18 korrik 2016 Në ora: 12:43
Admir Mehmedi me nuse dhe me dy persona tjerë

Pas Kampionatit Evropian shumë lojtarë kanë shfrytëzuar pushimet për t’u martuar. Një gjë të tillë ka bërë Bastian Schweinsteiger (31) me tenisten serbe Ana Ivanoviq (28), Shkodran Mustafi pritet të martohet këtë verë me të dashurën surprizë, siç patët mundësi ta lexoni në botasot.info, ndërsa në fundjavën që lamë pas është martuar edhe heroi i Zvicrës në Euro 2016, Admir Mehmedi (25), shkruan blick.ch.  Ai është martuar në qytetin e lindjes, Gostivar, duke i thënë “Po”, bashkëshortes së tij Sevda. Në ceremoninë martesore ishte edhe Pajtim Kasami (24), që jeton në Strugë. Si këngëtar ishte thirrur ‘Noizy’, mjaft i popullarizuar edhe në vendin helvet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat