Vrsajlko: Mezi pres të luaj për Atleticon

Futboll

Vrsajlko: Mezi pres të luaj për Atleticon

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:30
Sime Vrsajlko

Mbrojtësi i kombëtares së Kroacisë, Sime Vrsajlko, do të vazhdojë karrierën te nënkampioni i Evropës, Atletico Madrid. Ai pas paraqitjeve të mira (54 paraqitje) në petkun e Sassuolos në Serie A, tani e pret një aventurë e re. Mbrojtësi tregon se cili futbollist ka qenë sebep që e bindi që t’i bashkohet klubit nga kryeqyteti spanjoll. “Jam i lumtur që jam këtu, me të vërtet dua të fillojë menjëherë me ushtrimet dhe të luaj. Mario Mandzukic më foli shumë për punën në këtë klub, mënyrën se si punojmë dhe të gjithën”, ka thënë Vrsaljko. Mandzukic një periudhë ka qenë pjesë e skuadrës së Atletico dhe tani luan për Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat