Bielsa: Tare nuk transferoi lojtarët që doja, në listë edhe Ajeti

Futboll

Bielsa: Tare nuk transferoi lojtarët që doja, në listë edhe Ajeti

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 18:55
Marçelo Bielsa

Disa javë pas dorëheqjes si trajner i Lacios, Marçelo Bielsa ka deklaruar se Drejtori Teknik i klubit, Igli Tare, nuk ka transferuar në skuadër lojtarët që ai kishte kërkuar. Kjo ka qenë arsyeja pse trajneri vendosi t'i jepte fund aventurës së tij në ekipin e "Shqiponjave".

Në mesin e lojtarëve të kërkuar nga ish-tekniku mësohet të ketë qenë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti. Ky i fundit luan tashmë për Torinon që këtë sezon do të udhëhiqet nga trajneri serb, Mihaljoviç.

Lista shtatë futbollistëve që kishte kërkuar Bielsa:

1. Arlind Ajeti-I lirë

2. Adriano-Barcelona

3. Alexandre Pato-Corinthians

4. Jardel-Benfica

5. Diego Lorente-Real Madrid

6. Jeremy Morel-Lyon

7. Emanuel Mammana-Lyon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat