Hajvalia për sensacion në Champions League

Futboll

Hajvalia për sensacion në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2016 Në ora: 19:45
Emin Bajrami

Hajvalia do të jetë skuadra e parë e shtetit të Kosovës, që do të luajë në kualifikimet e Champions Leagues në futboll në konkurrencën e femrave.  Kampionia e Kosovës prej kohësh i ka mësuar kundërshtaret që do të ballafaqohen dhe i ka studiuar secila mund të jetë me  rrezikshme. Hajvalia është në grupin 1 me Apollon nga Qipro, PAOK nga Greqia dhe  KI Klaksvik nga Ishujt Faroe. Kryetrajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se ka kompletuar ekipin me përforcime dhe beson se do të jenë të gatshëm deri në fillimin e garave (me 23-28 gusht) në Champions League. “Kemi filluar përgatitjet që një muaj me synim për të arritur formën sportive. Atmosfera  është shumë e mirë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat