Zidane flet për të ardhmen e James Rodriguez

Futboll

Zidane flet për të ardhmen e James Rodriguez

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 14:41
Zinedine Zidane dhe James Rodriguez

Që nga ardhja e Zidane në krye të stolit të Realit, futbollisti kolumbian ka pasur gjithnjë e më pak minuta lojë.

Kjo situatë normalisht që nuk i ka pëlqyer lojtarit, që ka shprehur pakënaqësinë e tij, mirëpo as Zidane nuk ka qëndruar anash dhe kur është pyetur për James ka thënë: “Unë kam një skuadër të mbushur me shumë futbollistë dhe detyra ime si trajner është t’i fus në lojë ata që janë më në formë dhe jo të shikoj emrat që mbajnë në fanellë”.

Për James janë duke u interesuar shumë skuadra përfshirë këtu edhe Manchester United, Chelsea, Manchester City dhe West Ham United. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat