Pirlo: Balotelli ende ka kohë të arrijë majën

Futboll

Pirlo: Balotelli ende ka kohë të arrijë majën

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 17:20
Pirlo e Balotelli

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, njihet si lojtar që bënë gjëra të çuditshme në fushë dhe jashtë saj. Mesfushori italian, Andrea Pirlo, ka thënë se Balotelli i ka të gjitha atributet për të qenë një nga më të  mirët në botë. “Ai më frustron, por kam shumë dashuri për Marion. Kam luajtur me disa nga sulmuesit më të mirë në botë, dhe mund të them se Mario ka të gjitha atributet për të qenë një nga më të mirët në botë. Tani është aty ku e meriton të jetë. Ai ende ka kohë të arrijë majën, por duhet ta zgjedh me kujdes klubin e ri”, tha Pirlo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat