Feronikeli publikon listën e futbollistëve për edicionin e ri

Futboll

Feronikeli publikon listën e futbollistëve për edicionin e ri

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 17:28
KF Feronikeli

Kampioni Feronikeli nga Drenasi po përgatitet për edicionin e ri. Kryetrajneri Afrim Tovërlani ka një numër të futbollistëve cilësorë dhe që e bënë kandidatin më kryesor për mbrojtjen e titullit. Synimi i klubit është për ta fituar titullin për herë të tretë rresht, ndërsa cak kanë edhe Kupën e Kosovës. Listat e futbollistëve për edicionin e ri: Portier: Flamur Neziri, Deniz Troshupa, Gentrit Hasi; mbrojtës: Fidan Gërbeshi, Adrian Limani, Astrit Thaçi, Lulzim Doshlaku, Haxhi Shala, Besnik Krasniqi, Ahmet Haliti, Vlorsim Istogu, Drin Lladrovci; mesfushor: Bujar Shabani, Behar Maliqi, Burim Qorri, Mentor Zhdrella, Mark Milicaj, Asdren Gashi, Argjend Bardhi, Diar Prokshi; sulmues: Përparim Livoreka, Mevlan Zeka, Mendurim Hoti, Mirlind Demaku dhe Blerand Kurtishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat