E pabesueshme! Me simbolet kuqezi serbët kundër UEFA-s shkaku i Kosovës

Futboll

E pabesueshme! Me simbolet kuqezi serbët kundër UEFA-s shkaku i Kosovës

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 08:58
Tifozët e Crvena Zvezdës

Tifozët e Crvena Zvezdës, Delije, kanë vazhduar luftën e tyre kundër UEFA-s, e cila ka filluar që prej pranimit të Kosovës në këtë organizatë evropiane të futbollit.

Kjo mund të shihet në ndeshjen e parë që skuadra serbe e zhvilloi në kuadër një miqësoreje kundër grekëve të Olympiacosit.

Tifozët kishin organizuar një koreografi teksa shihet një sfond i kuq ndërsa shkronjat e shkrimit UEFA ishin me ngjyrë të zezë,

Por, në mes të saja ishte edhe një lloj çatie, e cila më vonë u morr vesh se bënte fjalë për një kryq, i cili simbolizonte thyerjen e një të tillë në Kosovë gjatë trazirave të marsit të vitit 2004

Simbolika është e qartë, foto përcjell edhe mesazhin e tifozëve, që sipas tyre, “UEFA mbështet terrorizmin”.

Tifo grupi serb, Delije, shihet se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë prej luftës së tyre kundër UEFA-s, por shtrohet pyetja nëse ndëshkohet skuadra serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat