Kur humoristi Quza kërcënoi trajnerin!

Futboll

Kur humoristi Quza kërcënoi trajnerin!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 korrik 2016 Në ora: 23:44
Heset Maliqi-Quza

Heset Maliqi - Quza, humoristi i mirënjohur, më në fund bëri zemrën guri dhe ka treguar një ndodhi të pazakont që e bëri sa ishte kryetar i klubit të futbollit Ferizaj. Quza u tregua shumë i sinqertë, duke e pranuar se kur ishte kryetar është përzier në një moment në punën e trajnerit. Sepse nuk mund ta duronte trajnerin kur nuk e fuste titullar talentin e madh të asaj kohe, Ylber Ramadanin, sot është yll në Partizanin e Tiranë. Ramadani sot me Partizanin bënë mrekulli, duke e mposhtur me penallti skuadrën e Ferencvaros-it nga Budapesti me rezultat 3:1, pasi sfida pas 120 minutave përfundoi 1:1 dhe u kualifikuan në rrethin e dytë të eliminatorëve të Champions Leagues në futboll, Quza tregoi një marifet të tij sa ishte kryetar klubi. "Në ndeshjen në mes KF Gjilanit dhe KF Ferizajt  ishte e vetmja herë që kam ndërhyrë si Kryetarë klubi në formacionin e ekipes, bile i jam ''kërcënuar'' trajnerit me shkarkim nëse nuk e inkuadron Ylber Ramadanin në formacion, asnjë ''ekspert' i klubit nuk e kish vërejt talentin e madh te ky 15 -vjeçarë. Sonte me ka ba shumë krenarë Ylberi me paraqitjen e tij në kualifikimin e KF 'Partizanit'' nê raundin e dytë të kualifikimeve për Champions Leaguen! BRAVOOOOO YLBER!", shkruan Quza në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat