Mediat e huaja shkruajnë për portierin spektakular të Partizanit

Futboll

Mediat e huaja shkruajnë për portierin spektakular të Partizanit

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 10:05
Alban Hoxha

Ekipi i Partizanit është kualifikuar në fazën e tretë të Champions-League. Klubi që zëvendësoi Skendërbeun pas skandaleve të trukimeve, ka arritur një fitore befasuese ndaj shampionëve hungarez Ferencvaros Budapest, shkruan media më e madhe zvicerane blick.ch.

Ekipi i Partizanit fitoi me 11 metërsha pas përfundimit të ndeshjes me rezultat 1:1. “Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i klubit shqiptar ishte heroi i ndeshjes. Alban Hoxha (28) mbrojti tre nga katër penaltitë.”

Tani shqiptarët kanë një kundërshtar të vështirë, austriakët e RV SAlzburg./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat