Kur talentet shqiptar luajnë kundër njëri-tjetrit në klubet e mëdha evropiane

Futboll

Kur talentet shqiptar luajnë kundër njëri-tjetrit në klubet e mëdha evropiane

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 korrik 2016 Në ora: 11:07
Sinan Bytyqi në një veprim në takim me Bayernin

Dy talentet shqiptar, Sinan Bytyqi dhe Bersant Celina, u paraqitën në petkun e Manchester Cityt, në miqësoren që e humbën me rezultat 1:0 nga kampioni gjerman, Bayern Munihu. Në stadiumin ‘Allianz Arena’ ishin tubuar 68 mijë shikues, pamë një lojë të mirë veçmas dy trajner të mirënjohur, Carlo Ancelottin e Bayern Munihut dhe Pep Guardiolënn e Manchester Cityt. Dy trajner që nisën punën në ekipe të reja dhe ishte test i mirë për të parë formën e futbollistëve. Guardiola kishte emocionet e tija se u kthye pas një kohe të shkurtër në ‘Allianz Atena’ dhe kësaj radhe me Manchester Cityn luajti kundër ish-skuadrës së tij që e bëri kampion. Kënaqësia më e madhe ishte se në pjesën e dytë luajtën tre shqiptarë nga Kosova, dy për Cityn dhe një për Bayernin.   Celina futet në lojë në minutën e 55-të në vend të Navas dhe Bytyqi në atë të 66-tën ndërroi serbin Kolarov.   Bayerni e  fitoi miqësoren falë golit të Ozturk në minutën e 76-të. Te Bayerni paraqitet një talent i madh, Meritan Shabani, i cili u aktivizua në minutën e 83-të në vend të Benkos.

Bayern-Manchester Cityt 1:0

Stadiumi ‘Allianz-Arena’ në Munih.

Shikues: 68.000.

Shënues: Ozturk (76’).

Gjyqtar: Gunter Perl.

Kartonat e verdhë: Fernandinho.

Bayern: Ulreich; Rafinha, Feldhahn, Martinez (Friedl 66mins), Bernat (Gotze 66); Lahm, Alonso (Dorsch 46), Alaba (Ozturk 46); Green, Benko (Shabani 83), Ribery (Hagler 46).

Manchester City: Caballero (Gunn 46); Maffeo, Adarabioyo, Kolarov (Bytyqi 66), Angelino; Fernando (Toure 55), Fernandinho (A.Garcia 73); Navas (Celina 55), Zinchenko (Delph 46), Barker (Clichy 46); Iheanacho (Bony 46).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat