Hoxha si Pirlo!

Futboll

Hoxha si Pirlo!

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 11:35
Alban Hoxha

E thërrasin të gjithë “Pirlo” pas atij 11-metërshi të shënuar dje ndaj Ferencvaros-it që i hapi rrugë kualifikimit të skuadrës së Partizanit për në turin tjetër të Champions League. Alban Hoxha është pa dyshim heroi i skuadrës së Partizanit, pasi, përveçse realizoi golin e tij, arriti të priste edhe tre 11- metërsha të tjerë, madje edhe duke qeshur. Alban, kishit besuar se Partizani do të kualifikohej në turin tjetër të Champions League? “Të them të drejtën, jo vetëm unë, por të gjithë në skuadër e kishim një besim se një gjë e tillë do të ndodhte, duke parë edhe rezultatin e takimit të parë dhe lojën që kemi bërë në “Elbasan Arena”. Dhe një gjë e tillë u arrit dhe normalisht që jemi mjaft të lumtur që do të vazhdojmë përpara në këtë kompeticion”, tha Hoxha për panoramasport.  Ke shënuar një 11-metërsh “alla Pirlo”. E kishe menduar më parë apo thjesht në momentin e fundit gjuajte në atë mënyrë? “Ishte diçka spontane që unë gjuajta në atë mënyrë dhe normalisht jam i gëzuar që shënova dhe i hapa rrugë kualifikimit të skuadrës. Kur vjen puna te goditjet nga pika e bardhë, nuk mendon asgjë, thjesht të gjuash dhe të shënosh. Edhe nëse gabon, askush nuk të bën me faj, pasi në goditjet nga pika e bardhë, është në mes edhe fati”, tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat