Asani: Ishim më të mirë se Dinamo e Zagrebit, por...

Futboll

Asani: Ishim më të mirë se Dinamo e Zagrebit, por...

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2016 Në ora: 11:53
Jasir Asani

Futbollisti shqiptar Jasir Asani, konstaton se edhe pse humbën në Maksimir nga Dinamo e Zagrebit, ishin më të mirë. Asani luan për Vardarin e Shkupit, por janë eliminuar nga garat e Champions Leagues, pasi që të dy takimet i humbën nga ekipi kroat.  Në Shkup pësuan me 2:1, ndërsa në takimin e dytë me 3:2. “Edhe pse nuk kam shënuar, edhe pse kemi humbur një ndeshje shumë të rëndësishme, por jemi kanë më të mirë në fushë. Por  fati nuk ishte me ne “, shkruan Asani në profilin e tij në facebook. Asani luajti titullar deri në minutën e 67-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat