Ancelotti: Kemi një ekip shumë të mirë

Futboll

Ancelotti: Kemi një ekip shumë të mirë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 17:08
Ancelotti e Guardiola

Trajneri i Bayern Munihut, Carlo Ancelotti, ndihet fort mirë me fitoren në miqësore me rezultat 1:0 në ballafaqim me Manchester Cityn. Ai mendon se ka një ekip shumë të mirë dhe mund të arrijnë suksese të mëdha në edicionin e ri. “Kemi një ekip shumë të mirë. Jam i sigurt se së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha dhe do të luajmë një sezon të mirë. Duam të jemi konkurrojmë kudo”, ka thënë Ancelotti. Pa dyshim se Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt, se kishte edhe aq lehtë, sepse u rikthye në Munih, por kësaj radhe si kundërshtar i Bayernit. “Kam një ndjesi, sikur jam rikthyer në shtëpi. Ishin tre vite të mrekullueshme në Munih. Kam takuar shumë shokë”, ka thënë Guardiola. Ai tha se është shumë i kënaqur me dy javët e para të punës në Munih. “Jemi ende në fazën e prezantimit, dhe po njihemi me njëri-tjetrin. Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne, në mënyrë që të zhvillohemi më tej”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat