Wenger flet për Granit Xhakën në detaje: Ai është transferi i fundit në mesfushë

Futboll

Wenger flet për Granit Xhakën në detaje: Ai është transferi i fundit në mesfushë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 17:47
Granit Xhaka

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Granit Xhaka është transferimi i tij i fundit në mesfushë.

Përderisa Wenger shpreson që të shtojë edhe një qendërmbrojtës e top sulmues në skuadër, ai thotë se mesfushën e ka të kompletuar.

“Humbëm tri mesfushorë, kurse tash me Xhakën jemi solid në mesfushë”.

“Elneny ka pasur impakt të mirë që prej se erdhi, Coquelin ka qenë i lënduar. Cazorla do të kthehet, Wilshere është kthyer. Ne jemi solidë”.

“Xhaka sjellë te ne aftësinë për të pasuar midis vijave të reparteve nga pozicione të thella në fushë, kurse puan e tij e madhe dhe loja e tij në ajër kanë qenë shtesë që na kanë bindur”.

“Ai është djalosh i ri. Do të vijë shumë prej tij”, potencoi Wenger. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat