Enrique, Barcelona si gjithmonë kërkon të gjitha trofetë

Futboll

Enrique, Barcelona si gjithmonë kërkon të gjitha trofetë

Ismail Jakupi Nga Ismail Jakupi Më 21 korrik 2016 Në ora: 17:52
Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 21 korrik 2016 Në ora: 17:52
Enrique në stërvitje

Barcelona përgatitet për edicionin e ri dhe si gjithmonë me synime që t’i mbledhë të gjitha trofetë mundshme. Klubi katalunas me 20 gusht do të ballafaqohet me Betisin, ku hapet edhe perdja e kampionatit spanjoll. Barcelona si gjithmonë ka synime që t’i mbledhë të gjitha trofetë e mundshme. Kampioni i Spanjës pretendon të përgatitet maksimalisht për të gjitha garat që e presin në edicionin e ri. Me 19 gusht hapet edicioni i ri në Spanjë, ndërsa Barcelona me 20 gusht në konak të vetin ballafaqohen me Betisin. Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, tha se do të përgatiten maksimalisht dhe kërkojnë të gjitha trofetë, sa i përket portierëve, ai këmbënguli se dëshiron qëndrimin e Bravos dhe Ter Stegenit. “Kjo është dita e dytë e punës për sezonin e ri. Tani për tani kemi në stërvitje disa lojtarë nga ekipi i parë, ndërsa presim të jemi të plotë. Objektivat për sezonin e ri janë maksimale, sikurse ndodh në çdo rast te Barcelona", tha Enrique. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat